Telenews

Qeveria miratoi sot 298 milionë euro projekte

Ministri i Financave Hekuran Murati ka thënë se në mbledhjen e sotme të Qeverisë janë miratuar 298 milionë euro projekte.
Murati ka theksuar se 70% e kësaj shumë janë grante.
“Vetëm në mbledhjen e sotme të Qeverisë, u miratuan: Nisja e negociatave për Programin Compact me MCC – 200 milionë euro. Marrëveshja për reformimin e skemës së ndihmës sociale me Bankën Botërore – 47 milionë euro. Marrëveshja për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë e Vushtrri me BERZH dhe BIE- 38.3 milionë euro. Marrëveshjet për investime në efiçiencë për komunat Prishtinë e Prizren me BERZH 12.7 milionë euro (2×6.35). Pra në total, vetëm në një mbledhje, 298 milionë euro projekte, ku rreth 70% e kësaj shume janë grante”, shtoi Murati.

Të ngajshme

Tahiri i AAK-së bën kërkesë që Qeveria të vendosë masa urgjente për situatën ekonomike

Valjeta Turkaj

Nesër varroset Ilaz Brahimi, u qëllua me armë nga e dashura e tij në Podujevë

Valjeta Turkaj

Ngritja e çmimit, Berjani i çon letër Kurtit, Muratit dhe Kusarit: Kërkon heqjen e përkohshme të TVSH-së për derivatet e naftës

Valjeta Turkaj