Telenews

Xheneta Fetahu publikon pamje nga xhirimet e serialit “Dashuri e Humbur”

Xheneta Fetahu ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa pamje nga prapaskenat e serialit të ri “Dashuri e Humbur”, ku ajo vjen në një rol të rëndësishëm.

Ky projekt shënon debutimin e saj në aktrim, një hap i ri dhe i guximshëm për të, duke kaluar nga bota e rrjeteve sociale dhe modelingut në atë të kinemasë.

Në imazhet që solli në Instagram, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova është shfaqur gjatë xhirimeve të disa skenave, ndërsa duket plot përqendrim dhe përkushtim.

Edhe pse nuk ka dhënë ende një deklaratë të drejtpërdrejtë mbi rolin që interpreton, duket qartë se ajo është e angazhuar seriozisht në këtë sfidë artistike.

Publiku ka reaguar menjëherë në komente, duke shprehur kuriozitet dhe mbështetje për këtë debutim të saj.

Seriali “Dashuri e Humbur” pritet të nis së shpejti, gjersa prania e emrave të rinj si Xheneta e bën projektin akoma më të veçantë.

E njëjta muajve të fundit ka qenë një nga personazhet më të diskutuar në media e faqet rozë. 

Të ngajshme

Aktori i famshëm turk zbarkon në tokën shqiptare – pushon në Vlorë

KushtrimGuraj

Rita Ora në mbështetje të Taynes, i bën jehonë hitit të saj

Valjeta Turkaj

Të enjten, Ledri dhe Era vijnë me “T’lo”

Valjeta Turkaj