Telenews

Dietat dëmtojnë shëndetin mendor, thonë ekspertët

dietat-perkeqesojne-depresionin

Dieta zakonisht shoqërohet me shëndet më të mirë fizik, por një studim i ri sugjeron që planet e të ngrënit që përqendrohen në kufizimin e kalorive mund ta përkeqësojnë shëndetin mendor .

Hulumtimi, i botuar më 2 qershor në revistën BMJ Nutrition, Prevention and Health , zbuloi se gati 30 mijë njerëz në një dietë me kalori të kufizuara kishin më shumë gjasa të raportonin simptoma depresive sesa ata që ishin në dieta të tjera ose që nuk mbanin fare dietë.

Depresioni mund të rezultojë nga shumë faktorë, dhe ndikimi i dietës në gjendjen e shëndetit mendor është një fushë relativisht e re e kërkimit shkencor.

“Ky studim shton kuptimin tonë se si zgjedhjet ushqimore të bëra në jetën e përditshme mund të ndikojnë në simptomat depresive”, tha bashkautori i studimit, Venkat Bhat.

Ekspertët rekomandojnë dieta të ekuilibruara dhe të qëndrueshme për të mbështetur shëndetin mendor dhe fizik.

Të ngajshme

Jo koha para ekranit, por varësia – Studimi zbulon çfarë rrezikon shëndetin mendor të fëmijëve

Valjeta Turkaj

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Valjeta Turkaj

Dhimbja e dhëmbit do të zhduket nëse aplikoni këto metoda në shtëpi

Donat Hashani