Telenews

“Çerdhe” prostitucioni në Pogradec, arrestohet 61-vjeçarja kineze

Pas dy muajsh hetime me metoda proaktive, policia në Pogradec ka finalizuar me operacionin e koduar “Last night”, duke goditur një rast të ushtrimit të prostitucionit në qytetin liqenor.

Efektivët zbuluan një apartament në lagjen nr. 1 të qytetit, i cili ishte përshtatur për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme dhe arrestuan në flagrancë shtetasen kineze H. F., 61 vjeçe, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Falsifikimi i monedhave”, raporton A2CNN.

Ndërkohë, një tjetër shtetase kineze, C. L., 46 vjeçe, me banim në Kinë, u shpall në kërkim. Po ashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe pronari i apartamentit, shtetasi L. Xh., 33 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Gjatë kontrollit, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash në valuta të ndryshme, kartëmonedha lekë të dyshuara si të falsifikuara dhe katër telefona celularë.

Të ngajshme

Tërmet në Shqipëri

KushtrimGuraj

Ambasadorja Ziv: Kosova shteti i parë ballkanik mbështetës i SHBA-së dhe Izraelit në sulmin ndaj Iranit

KushtrimGuraj

Rama ia fal me 60 lekë litrin, jahti i miliarderit të njohur furnizohet me naftë në Durrës

Donat Hashani