Telenews

Anneli Karin Andersen përzgjedhëse e re e Kosovës në konkurrencën e femrave

Federata e Futbollit e Kosovës e ka prezantuar sot përzgjedhësen e re të Kombëtares së Kosovës në konkurrencën e femrave, suedezen Anneli Karin Andersen si dhe stafin e saj përcjellës.

E pranishme në këtë konferencë ishte edhe ambasadorja suedeze në Kosovës, Karin Hernmarck Ahliny, presidenti Agim Ademi, anëtarja e KE-së, Vjollca Krasniqi dhe drejtori teknik, Albert Bunjaki.
Përzgjedhësja Andersen theksoi se është e nderuar që iu ka besuar drejtimi i Kombëtares së Kosovës dhe premtoi se do të punojë me përkushtim së bashku me kolegët e saj, Nisse Jansson dhe Katarina Olsson.
“Shpresoj se do të kontribuojmë me përvojën tonë te progresi i futbollit të Kosovës. Është një sfidë e madhe, por është nder për mua të jem në gjendje të kontribuojë në zhvillimin e futbollit të femrave në Kosovë. Do të mundohem të kemi një start të mirë, por nuk do të jetë lehtë për shkak se përballë kemi Norvegjinë dhe Belgjikën. I kam shikuar lojtaret, ndeshjet dhe kundërshtarët. Ne do të punojmë dhe besoj se do të jemi gati për t’i përmirësuar gjërat”, ka thënë ndër të tjera Andersen.

Të ngajshme

Mungesa të mëdha në të dyja kampet, formacionet e mundshme të El Clasicos

KushtrimGuraj

El Clasico vendimtar sot në Montjuic, Barcelona dhe Real Madrid për titullin e La Ligës

KushtrimGuraj

Karateisti Betim Maliqi i sjell Kosovës medalje nga Kampionati Evropian

Donat Hashani