Telenews

Putin ‘godet’ Trumpin për luftën në Ukrainë

Ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, ka njoftuar të enjten se gjatë bisedës telefonike të gjashtë mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe homologut të tij amerikan, Donald Trump, janë bërë të qarta qëllimet për të arritur një “zgjidhje të negociuar” për luftën në Ukrainë, sipas raportimeve të Reuters.

Megjithatë, Putin ka theksuar se Rusia është e përkushtuar për “të realizuar objektivin e saj për eliminimin e shkaqeve rrënjësore të konfliktit në Ukrainë” dhe ka theksuar se “nuk do të tërhiqet nga plani i saj”.

Gjithashtu, qëndrimi i Rusisë ka mbetur i pandryshuar, duke insistuar që bisedimet për paqen duhet të zhvillohen “vetëm ndërmjet Moskës dhe Kievit”.

Raportimet gjithashtu kanë theksuar se Trumpi dhe Putini nuk kanë diskutuar për ndalimin e disa dërgesave të armëve amerikane për Ukrainën.

Po ashtu, të dy liderët kanë rënë dakord për të vazhduar diskutimet në të ardhmen e afërt.

Të ngajshme

Yll Limani me emblemën e UÇK-së në koncertin në Gjermani: Zemra e Kosovës është në Hagë

Rrezarta Ramaj

Nga Buroja e Skenderajt në majat e akademisë, Granit Thaqi mbron me sukses doktoratën në Mynih

Rrezarta Ramaj

Berisha Accounting krijon kanal zyrtar për bizneset me njoftime dhe këshilla praktike

Rrezarta Ramaj