Telenews

Tragjedi në Istog: Një vajzë e vogël mbytet në një pishinë familjare

Një fëmijë është mbytur sonte, në një pishinë familjare. Tragjedia ka ndodhur në fshatin Zallq të Istogut.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 19:40, policia është njoftuar për një rast në fshatin Zallq të Komunës së Istogit. Një fëmijë e gjinisë femërore është mbytur në një pishinë familjare. Është dërguar urgjentisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Sipas mjekëve, viktima ka arritur pa shenja jete”, ka thënë Gashi.

Gashi thotë se për rastin është njoftuar prokurori dhe se kanë nisur hetimet.

Të ngajshme

Tre persona prangosen me asistencë të FBI-së, dyshohen për financim terrorizmi e shpëlarje parash në Kosovë

KushtrimGuraj

KQZ fillon verifikimin e pakove me fletëvotime nga diaspora

KushtrimGuraj

Britania e Madhe e paralajmëron Kosovën: Bllokada rrezikon mbështetjen ndërkombëtare

KushtrimGuraj