Telenews

Mbi 1.500 tërmete në 16 ditë në Japoni

Arkipelagu Tokara në jugperëndim të Japonisë është përfshirë nga një aktivitet i pazakontë sizmik, ku në vetëm 16 ditët e fundit janë regjistruar plot 1.592 tërmete me intensitete të ndryshme, njofton Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA), shkruan Gazeta Sinjali.

Lëkundjet, që variojnë nga 1 deri në 6 ballë, janë shënuar nga 21 qershori deri më 7 korrik, duke kulmuar me tri tërmete të fundit prej 4.9, 5.5 dhe 5.1 ballë më 6 dhe 7 korrik. Fatmirësisht, deri tani nuk janë raportuar viktima apo dëme materiale.

Autoritetet japoneze kanë filluar evakuimin e banorëve me tragete që nga data 3 korrik, duke vlerësuar rrezikun e lartë për shembje shtëpish dhe rrëshqitje të tokës. “Rreziku i shembjeve dhe rrëshqitjeve të dheut është real në zonat ku lëkundjet janë të forta,” deklaroi zëvendës sekretari i kabinetit, Aoki Kazuhiko, duke i bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonat e rrezikshme.

Të ngajshme

A i mundësuan vlerësuesi i licencuar i pronave dhe përmbaruesi privat përvetësimin e pronave fajdexhiu? –

KushtrimGuraj

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan –

KushtrimGuraj

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj