Telenews

Presidentja Osmani udhëton drejt Katarit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, me ftesë të Emirit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Shtetin e Katarit, ku do të pritet në takime nga zyrtarë të lartë të shtetit, si dhe do të marrë pjesë në Forumin e Dohas, krahas udhëheqësve e përfaqësuesve të vendeve të tjera të botës.
Në Forumin e Dohas, Osmani do të flasë para pjesëmarrësve si njëra ndër folëset kryesore, ndërkohë që do të zhvillojë takime me përfaqësues të shteteve të tjera.
Gjatë vizitës në Katar, Osmanit do t’i bashkohet edhe zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, njëherësh ministre e punëve të Jashtme, Donika Gërvalla- Schwarz.
Nën sloganin “Transformimi për një epokë të re”, forumi i Dohas do të fokusohet në katër tema kyçe: aleancat gjeopolitike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, sistemi financiar dhe zhvillimi ekonomik, mbrojtja kibernetike dhe siguria ushqimore, si dhe ndryshimet klimatike dhe qëndrueshmëria.

Të ngajshme

KGJK nis mbledhjen, pritet shqyrtimi i kërkesës për tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë

Yllka Gashi

Kosova ende pa institucione të reja dhe president, partitë tregojnë kushtet për dalje nga ngërçi

Yllka Gashi

Ngjarjet e datës 27 gusht

Rrezarta Ramaj