Telenews

ATK-ja mbledh mbi 500 milionë euro tatime për gjashtë muaj

mbi-3.7-milione-euro-pasuri-e-sekuestruar-ne-51-raste-gjate-tremujorit-te-fundit-te-2024-es

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, bëri të ditur se ATK-ja ka inkasuar 524.1 milionë euro të hyra tatimore gjatë periudhës janar-qershor 2025, që paraqet një rritje prej 50.9 milionë euro apo 10.8 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ai këto të dhëna i paraqiti të enjten në një konferencë për media, duke shtuar se ATK-ja ka vazhduar me ngritje të performancës pothuajse në të gjithë indikatorët matës.

“Gjatë këtyre gjashtë muajve, ATK-ja ka vazhduar me përkushtim të zbatojë prioritetet strategjike si rritjen e mbledhjes së të hyrave, luftimin e ekonomisë joformale, zgjerimin apo rritjen e përdorimit të teknologjisë në shërbim ndaj tatimpaguesve dhe përmirësimin e kulturës së përgjithshme tatimore në vend”.

“Administrata Tatimore e Kosovës edhe në këtë periudhë raportuese, sikurse edhe në katër vitet e fundit, vazhdoi me ngritje të performancës pothuajse në të gjithë indikatorët matës. Në gjashtë mujorin e parë të vitit 2025 kemi inkasim të të hyrave tatimore mbi 524.1 milionë euro, që do të thotë se kemi rritur të hyrat mbi 51 milionë euro apo 11%, në raport me vitin paraprak”, tha Murtezaj, raporton EO.

Ai tha se krahas rritjes së të hyrave, ATK-ja po vazhdon edhe me reformën institucionale, konkretisht me reformën në procesin e fiskalizimit.

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës

Erzana Fazliu

Personi i kërkuar për vrasje bie nga ndërtesa në përpjekje për t’iu shmangur arrestimit në Prishtinë, Policia jep detaje

KushtrimGuraj

Dosja: Çfarë deklaruan policët dhe dëshmitarët për rastin e Agon Zejnuallahut?

KushtrimGuraj