Telenews

Musk thekson Kosovën me ngjyrë të gjelbër, e rendit vendin me normën më të lartë të lindshmërisë në Evropë

Miliarderi dhe ish-bashkëpunëtori i presidentit amerikan Donald Trump, Elon Musk, ka ndarë në profilin e tij në rrjetin social X një hartë interesante mbi gjendjen e natalitetit në Evropë.

Në këtë hartë, Kosova është e shënuar me ngjyrë të gjelbër, duke reflektuar një nga normat më të larta të lindshmërisë në kontinent.

Harta tregon shtetet evropiane sipas numrit të pritshëm të fëmijëve për familje. Sipas përshkrimit në hartë: më pak se një fëmijë konsiderohet “normë jashtëzakonisht e ulët”, deri në një fëmijë “normë e ulët”, deri në 1.5 fëmijë “normë e pamjaftueshme”, deri në 1.9 “normë afër zëvendësimit”, dhe mbi 2.1 fëmijë “mbi normën e zëvendësimit”.

Siç shihet në hartë, një pjesë e madhe e Evropës është “në të kuqe”, që do të thotë se ka norma të ulëta të lindshmërisë. Ndër vendet me shifra më të ulëta dallon Ukraina, ku numri i pritshëm i fëmijëve për familje është vetëm 1.0.

Në pjesën perëndimore të kontinentit bie në sy Franca, me një normë prej 1.63, ndër më të mirat në Evropë.

Po ashtu vërehet edhe rajoni i Evropës Juglindore, ku disa shtete kanë norma të larta. Bosnja dhe Hercegovina ka një normë prej 1.58, ndërsa më lart renditen Serbia (1.61), Mali i Zi (1.79), dhe rekorderi i kontinentit – Kosova – me normën më të lartë prej 1.9.

Përveç këtyre, mbi normën më të ulët që konsiderohet alarmante janë edhe Moldavia (1.66) dhe Bullgaria (1.72).

Në fund të listës evropiane, përveç Ukrainës, ndodhen edhe Spanja (1.12), Lituania (1.13) dhe Estonia (1.17).

Të ngajshme

“Politikë arrogante që dëmtoi ekonominë”- AKB dhe njohësit e ekonomisë Muratit pasi Supremja ia rrëzoi vendimin për arkat

KushtrimGuraj

Rohde paralajmëron për moskonstituimin e Kuvendit: Kosova mund ta humbasë relevancën

KushtrimGuraj

Barduani pret emisaren britanike, diskutojnë për sigurinë dhe dialogun Kosovë-Serbi

KushtrimGuraj