Telenews

Barduani pret emisaren britanike, diskutojnë për sigurinë dhe dialogun Kosovë-Serbi

Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Enrico Barduani, ka pritur të martën në selinë e këtij misioni në Kosovë emisaren britanike, Karen Pierce.

Sipas njoftimit zyrtar të KFOR-it, gjatë takimit është diskutuar gjendja aktuale e sigurisë në Kosovë dhe procesi i dialogut me Serbinë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Takimi u fokusua kryesisht në situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe në dialogun Beograd–Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja. Në këtë kontekst, Gjeneral Major Barduani ritheksoi përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet.”.

Ai gjithashtu ka vlerësuar lartë angazhimin e kontingjentit britanik në kuadër të KFOR-it dhe ka shprehur mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Gjatë vizitës, Pierce shprehu mirënjohjen për përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe në mbështetjen e stabilitetit për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

U zhduk pa gjurmë nga shtëpia në Prishtinë, 54-vjeçari gjendet pas tri ditësh – vëllai e gjen te Xhamia e Llapit –

KushtrimGuraj

Zgjedhjet në Serbi: Çfarë ndodh nëse fiton apo humb Aleksandar Vuçiq? –

KushtrimGuraj

Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Dilni e votoni, mbështeteni “Koalicionin Shqiptar” –

KushtrimGuraj