Telenews

14-vjeçari vdiq në aksidentin tragjik, familja Hasani ia fal gjakun familjes Sylejvica

Familja Hasani nga Dumnica e Podujevës ka vendosur t’ia falë gjakun e djalit Benjamin Hasanit, familjes Sylejvica.

Një anëtar i familjes Hasani ka bërë të ditur se falja e gjakut u bë të premten e kësaj jave, 14-vjeçari Benjamin Hasani ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur më 7 korrik të këtij vitit mes një veture dhe një traktori.

Si pasojë, Benjamin Hasani vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa katër persona të tjerë mbetën të lënduar.

Qytetari tha se Benjamini kishte lindur të premten dhe u nda nga jeta të premten.

“Një javë më vonë, pikërisht ditën e xhumasë, gjaku i tij u fal duke u bërë kështu shembull i lartë i humanizmit, faljes dhe solidaritetit për të dy familjet dhe për gjithë komunitetin”, tha ky pjesëtar i familjes Hasani.

Të ngajshme

Tragjedi në Komoran: Gruaja që po kthehej nga pushimet gjendet pa shenja jete në banjo të pikës së karburantit

Valjeta Turkaj

Netflix përdor Inteligjencën Artificiale për herë të parë në serialin e saj

Valjeta Turkaj

Nëntë persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Gllarevë të Klinës

Valjeta Turkaj