Telenews

“CEO” i Astronomer që u kap mat me kolegen në koncert të Coldplay merr një vendim

“ceo”-i-astronomer-qe-u-kap-mat-me-kolegen-ne-koncert-te-coldplay-merr-nje-vendim

“CEO” i Astronomer që u kap mat me kolegen në koncert të Coldplay merr një vendim

Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike Astronomer me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u pa duke përqafuar një punonjëse në një koncert të Coldplay, sipas një postimi në LinkedIn nga kompania të shtunën.

Bordi i drejtorëve të Astronomer pranoi dorëheqjen e Byron, sipas postimit në LinkedIn, dhe do të fillojë kërkimin për drejtorin ekzekutiv të ardhshëm, raporton CNN, përcjell Insajderi.

“Siç u tha më parë, Astronomer është i përkushtuar ndaj vlerave dhe kulturës që na kanë udhëhequr që nga themelimi ynë. Udhëheqësit tanë pritet të vendosin standardin si në sjellje ashtu edhe në llogaridhënie, dhe kohët e fundit, ky standard nuk u përmbush”, shkroi kompania të shtunën.

Kompania të premten tha se bashkëthemeluesi dhe drejtori kryesor i produktit të Astronomer, Pete DeJoy, do të shërbejë si drejtor ekzekutiv i përkohshëm. /Insajderi.org/

Të ngajshme

Kështu dukej Jonida Vokshi kur garonte për Miss Albania

Valjeta Turkaj

Habit Rovena Dilo: Shqiptarët që dëgjojnë rap bëhen ‘kriminelë’

KushtrimGuraj

P Diddy të premten do të flasë për viktimat dhe përpjekjet e tij për rehabilitim në gjykatë

KushtrimGuraj