Telenews

Gashi: LDK s’e mbështet Limajn për kryetar të Kuvendit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka deklaruar para mediave se partia e tij nuk do ta mbështesë Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit.

Ai përshkroi situatën për Limajn si të vështirë, duke theksuar se LDK-ja nuk do t’i japë votën e nevojshme. Gashi theksoi se takimet mes liderëve janë pozitive dhe shpreson për një zgjidhje.

“Çdo takim mes kryetarëve të partive politike konsideroj se është pozitiv, shpresoj që të gjendet një zgjidhje. Nuk e votojmë Limajn. Mendoj se është situatë e komplikuar për kryetar te kuvendit për Limajn. Po këto problemet që i ka, në listë të zezë dhe e bëjnë pak më problematike për një kryetar të kuvendit,” tha Gashi para fillimit të seancës.

 

Të ngajshme

A do të rikthehen tensionet dhe protestat në Kosovë? Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend nxit reagime të reja –

KushtrimGuraj

Presidentja pritet ta kthejë në Kuvend ligjin për Specialen pas kërkesës së PDK-së –

KushtrimGuraj

Sveçla në Itali, kërkon bashkëpunim për themelimin e Xhandarmërisë së Kosovës –

KushtrimGuraj