Telenews

Kurti: Serbia ende s’ka kërkuar falje për krimet – deklaratat e Vuçiqit janë kërcënuese

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se deklaratat e fundit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq janë kërcënuese, destabilizuese dhe të papranueshme.

Përmes një konference për media, ai tha se Beogradi tregon qartazi se nuk mbështet drejtësinë, paqen dhe stabilitetin, por nxitjen e tensioneve dhe përhapjen e gjuhës së urrejtjes në rajon.

“Secili që shkel rendin dhe ligjin në Kosovë, do të përballet me drejtësi. Rasti i zyrtarit serb, Igor Popoviq i arrestuar mbi bazë të dyshimeve për kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me nxitje të përçarjes dhe mosdurimit etnik, më 18 korrik sivjet, nuk është përjashtuar. Ky rast po trajtohet nga institucionet e drejtësisë me profesionalizëm dhe në përputhje me të gjitha standardet kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Deklaratat e Aleksandër Vuçiqit të bëra me 20 korrik janë kërcënuese, destabilizuese dhe të papranueshme. Kur një president dhe komandant suprem lëshon kërcënime publike me tone nxitëse të konfliktit, kjo nuk mund të konsiderohet si qëndrim individual por si politikë shtetërore”.

“Beogradi tregon qartazi se nuk e mbështet drejtësinë, paqen dhe stabilitetin, por nxitjen e tensioneve dhe përhapjen e gjuhës së urrejtjes në rajon. Duke sulmuar vlerën më të shenjtë, UÇK-në, përmes deklarimeve të tilla, qartësisht të sinkronizuara kanë për qëllim nxitjen dhe promovimin e tensioneve, deklaratat e tilla përbëjnë kërcënim për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, nuk duhet të neglizhohen sepse vijnë nga një udhëheqës që kontrollon aparatin ushtarak”, tha Kurti.

“Edhe sot Serbia nuk ka kërkuar falje për krimet në vendin tonë dhe për më tepër përpiqet t’I mohojë ato në çdo forum ndërkombëtar, këtë e bën në bashkëpunim me aleatin e saj, Rusinë, dhe gjithnjë duke sulmuar edhe rishkrimin e historisë”.

Të ngajshme

Humb jetën turisti te Shkëmbi i Kavajës

KushtrimGuraj

“Speciale më e veçantë se specialet e tjera”: Qysh ua ktheu shpinën Kurti, servilëve të tij në RTK

KushtrimGuraj

Gazetari Balla poston foto duke e puthur vajzën në buzë, nxit reagime

Donat Hashani