Telenews

Arrestohet Meriton Mjekiqi bashkë me Rinor Mjekiqin, ju caktohet edhe masa e paraburgimit

Burime të besueshme të Sinjalit mësojnë se sot, më 22 korrik 2025, janë arrestuar Meriton Mjekiqi dhe Rinor Mjekiqi, lidhur me një rast të lëndimit të rëndë trupor, që dyshohet të ketë ndodhur më 11 korrik 2025.

Sipas informatave që posedon Sinjali, të dyshuarit ishin në arrati prej datës së incidentit, por janë paraqitur sot rreth orës 15:00 në Stacionin Policor në Obiliq, ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

Ngjarja ka të bëjë me një përleshje fizike ku si pasojë, viktima Egzon Grajqevci ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Pas intervistimit dhe procedurave hetimore, Prokurori i Shtetit ka vendosur që ndaj Meriton dhe Rinor Mjekiqit të shqiptohet masa e ndalimit policor prej 48 orësh, thonë burimet e besueshme të Sinjalit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

EKSKLUZIVE: Hashim Thaçi, intervistë në RUBIKON nga Haga

Valjeta Turkaj

Ngjarje e rëndë në Himarë, vdes një 23-vjeçare holandeze, plagoset një franceze

Valjeta Turkaj

Prokuroria e Pejës me një operacion të madh, arrestime edhe në Prishtinë për krimin e detyrimit

Valjeta Turkaj