Telenews

Thaçi: Shqetësuese, për pesë vite Kosova vetëm dy njohje e asnjë anëtarësim në organizata

Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në intervistën në Rubikon në Klan Kosova, ka folur edhe për ecurinë e shtetësisë së Kosovës, njohjet e reja dhe mos-anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare.

Thaçi tha se është shqetësuese që në pesë vitet e fundit, Kosova mori vetëm dy njohje të reja, ndërsa nuk pati asnjë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

“Është shqetësuese, vetëm dy njohje dhe asnjë anëtarësim i Kosovës në organizatat ndërkombëtare në gati pesë vitet e fundit. Koha e administratës së presidentit Biden shënon kohë dhe mundësi të humbur për Kosovën”, tha Thaçi në Rubikon.

Sipas Thaçit, rikthimi i presidentit amerikan, Donald Trump, paraqet mundësi të re dhe të artë për Kosovën, pasi sipas tij, Trumpi është i përcaktuar qartë për paqe dhe bashkëpunim.

“Rikthimi i Presidentit Trump paraqet mundësi të re të artë për Kosovën dhe gjithë Ballkanin Perëndimor. Trump është i përcaktuar qartë për paqe dhe bashkëpunim mes popujve”.

“Të rikujtojmë, njohja e parafundit Kosovës i erdhi nga Izraeli, me punën dhe angazhimin e drejtpërdrejt të Presidentit Trump dhe Ambasadorit Grenell”, tha Thaçi.

Të ngajshme

Kurti: Enver Zymberi e Afrim Bunjaku dhanë jetën duke mbrojtur sovranitetin shtetëror

Donat Hashani

Vriten gjashtë persona dhe mbi 160 plagosen derisa po prisnin ndihma në Gaza

Donat Hashani

Deri në kaq orë pritjet për të hyrë në Kosovë

Donat Hashani