Telenews

Ndahet nga jeta atdhetari dhe kontribuesi i madh i çështjes kombëtare Jahir Prenku

Ka ndërruar jetë veprimtari i hershëm i çështjes kombëtare dhe luftëtari i UÇK-së, Jahir Prenku.

I njohur për përkushtimin e tij në organizimet e para në mërgatë, shpërndarjen e literaturës, mbledhjen e fondeve për luftën, rekrutimin e ushtarëve dhe pjesëmarrjen aktive në demonstrata e veprime të tjera për çlirimin e Kosovës, Jahir Prenku mbetet një nga figurat e spikatura të atdhedashurisë së pakompromis.

Kontributi i tij është vlerësuar dhe nderuar edhe gjatë jetës, si dëshmi e rolit të tij të rëndësishëm në rrugëtimin drejt lirisë.

Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për familjen, miqtë, bashkëveprimtarët dhe për të gjithë ata që e njohën idealin dhe përkushtimin e tij për Kosovën.

Ngushëllime familjes Prenku dhe gjithë bashkëluftëtarëve të tij!

Të ngajshme

Krizë në horizontin “diellor” të Evropës

KushtrimGuraj

Seanca e natës, deputetët e Vetëvendosjes s’shihen kërkund në sallë

Erzana Fazliu

Dikur ishte kundër tij, por ja çfarë thotë sot Edi për Jozin

Erzana Fazliu