Telenews

FSK nis kërkimet në Liqenin e Ujmanit për trupin e mërgimtarit 33-vjeçar

Kërkimet për trupin e mërgimtarit 33-vjeçar, i cili dyshohet se është hedhur nga ura në Liqenin e Ujmanit, kanë hyrë në ditën e tretë, ndërsa operacionit i janë bashkuar edhe njësitë e specializuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ekipet e zhytësve të FSK-së tashmë janë futur në ujërat e liqenit, duke u angazhuar në kërkimin për lokalizimin e trupit të të riut.

Edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se njësitet e specializuar të zhytjes dhe kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës sot në mëngjes janë angazhuar në mbështetje të autoriteteve civile për kërkimin e trupit të mërgimtarit në liqenin e Ujmanit në Komunën e Zubin Potokut.

Lexo po ashtuTri ditë nga kërkimet për 33-vjeçarin e zhdukur në Liqenin e Ujmanit, FSK-ja do të fillojë kërkimin për gjetjen e tij

Sipas tij, Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të detyrave të saj thelbësore ka edhe mbështetjen e autoriteteve civile.

Të ngajshme

Gabime për shkak të të cilave rrobat marrin një erë të pakëndshme pas larjes

Rrezarta Ramaj

Mot i vranët e me reshje shiu këtë javë, por me temperatura më të larta

Rrezarta Ramaj

Katër shoferë kapen duke vozitur në gjendje të dehur në Ferizaj, gjobiten deri në 400 euro –

KushtrimGuraj