Telenews

Donnarumma në Ligën Premier në një transferim surprizë?

donnarumma-ne-ligen-premier-ne-nje-transferim-surprize?

Paris Saint-Germain ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me portierin Lucas Chevalier nga Lille, dhe tani është e gatshme të dëgjojë oferta për Gianluigi Donnarumma.

Portieri i kombëtares italiane, që i është bashkuar PSG-së në vitin 2021, është ende nën kontratë deri në qershor 2026, por nuk ka arritur marrëveshje me klubin për rinovim.

Sipas Corriere dello Sport, PSG i ka ofruar Donnarumma-s një kontratë të re me pagë të reduktuar, duke u bazuar në dëshirën e tij për të qëndruar në kryeqytetin francez. Megjithatë, oferta nuk është pranuar nga kampi i lojtarit.

Në sezonin e kaluar, Donnarumma pësoi 43 gola në 47 ndeshje, duke mbajtur portën të paprekur në 17 prej tyre. PSG fitoi një tripletë historike – Ligue 1, Kupën e Francës dhe Ligën e Kampionëve – por paga prej 12 milionë eurosh në vit shihet si një barrë për klubin.

Klubi parizien nuk dëshiron të përsërisë rastin e Kylian Mbappes, i cili u largua drejt Real Madridit si lojtar i lirë, pa i sjellë të ardhura klubit. Për këtë arsye, drejtuesit e PSG-së janë të hapur për negociata dhe po shqyrtojnë mundësinë e shitjes së Donnarummas.

Manchester United është klubi që po tregon interesin më serioz për 26-vjeçarin, ndërsa Transfermarkt vlerëson kartonin e tij në rreth 40 milionë euro. United është në kërkim të një portieri të ri dhe ka ndjekur Donnarumman prej kohësh.

Përveç “Djajve të Kuq”, edhe Manchester City ka shfaqur interes, megjithëse një lëvizje drejt Etihad Stadium duket e vështirë për shkak të rikthimit të James Trafford nga Burnley.

Chelsea dhe Galatasaray janë gjithashtu në listën e klubeve të interesuara, ndërsa tifozët e tyre kanë vërshuar profilin e Donnarumma-s në rrjetet sociale me mesazhe mbështetëse dhe thirrje për transferim.

Të ngajshme

E ardhmja e Messit në udhëkryq, Inter Miami i ofron zgjatje fleksibile të kontratës

Valjeta Turkaj

Portieri i Bayern Munich jep lajmin e hidhur, i vdes djali pas një sëmundje të rëndë

Erzana Fazliu

Kounde zbulon se si po ambientohet Rashford pas transferimit të tij tek Barcelona

KushtrimGuraj