Telenews

Përvojë akademike në shërbim të qytetarëve, Prof.Ali Dula në garë për kryetar

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Rahovecit, Ali Dula, është zyrtarizuar si pretendent serioz për drejtimin e komunës, duke sjellë me vete një profil të dalluar intelektual dhe profesional.

Në një deklaratë publike, Dula theksoi se është i përkushtuar për të sjellë ndryshimin që Rahoveci e meriton, duke u shprehur:

“Jam i gatshëm ta marr në dorë drejtimin e këtij qyteti me dije, përvojë dhe ndershmëri. Kam kapacitetet intelektuale dhe profesionale për ta udhëhequr Rahovecin me dinjitet.”

Ali Dula është studiues, ligjërues universitar dhe autor me përvojë në gjuhësi, komunikim dhe gazetari. Karriera e tij, e cila shtrihet në më shumë se dy dekada, pasqyron përkushtimin ndaj edukimit gjuhësor, zhvillimit të medias dhe angazhimit kulturor në Kosovë. Përmes roleve të tij të shumëfishta në mësimdhënie, media dhe jetën qytetare, ai ka kontribuar në formësimin e të menduarit kritik, diskursit publik dhe kulturës komunikuese në shoqëri.

Ai shihet si një figurë e re me potencial për të sfiduar status në Rahovec dhe për të kthyer besimin e qytetarëve në udhëheqjen komunale.

Me përkrahjen e strukturave të VV-së dhe me një program të orientuar drejt zhvillimit të arsimit, kulturës dhe ekonomisë lokale, kandidatura e tij pritet të ndezë garën politike në komunën e njohur për historinë dhe potencialin e saj.

https://www.facebook.com/watch/?v=1401015687866849 

Të ngajshme

Paqartësi dhe heshtje: Bizneset kanë rrymë por s’dinë kush ua sjell, ZRRE-ja s’flet

KushtrimGuraj

Përditësohen të dhënat, kaq po presin mërgimtarët për të hyrë e dalë nga Kosova

KushtrimGuraj

E rëndë: Vdes motoçiklisti pas aksidentit tek salla “1 Tetori” në Prishtinë

Donat Hashani