ombëtarja e Kosovës U19 ka shënuar fitore 2:0 në vëllazëroren e parë ndaj Shqipërisë U19, që u zhvillua sot në “Egnatia Arena” në Rrogozhinë.
Të përzgjedhurit e Ramiz Krasniqit bën më të mirën në fushë e gjelbër, duke sjellë kështu rezultatin pozitiv në favor të Dardanëve.
Në pjesën e parë të ndeshjes, të dy skuadrat krijuan raste, derisa Erion Maloku e finalizoi atë të minutës së 28-të, duke e kaluar Kosovën në epërsi, 1:0.
Me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim, derisa pas dhjetë minutash lojë në kaptinën e dytë Dardanët shënuan edhe golin e dytë, nëpërmjet Rinor Tovërlanit në minutën e 55-të.
Në minutat e mbetura ishin futbollistët e Shqipërisë që u përpoqën të ndryshojnë gjërat, por mbrojtja e ekipit tonë ishte në nivel të detyrës.
Kjo ndeshje i ka ndihmuar shumë përzgjedhësit Krasniqi për të parë performancën e gjeneratës së re të futbollistëve, të cilët luajnë për herë të parë së bashku, teksa ajo u shërben Dardanëve që të përgatiten për turneun kualifikues të Evropianit që do të zhvillohet në vjeshtën e këtij viti.
Miqësorja e dytë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës do ta zhvillohet më 28 mars në “Egnatia Arena”.