Telenews

Dua Lipa feston marrjen e shtetësisë së Kosovës në Festivalin Sunny Hill, përkrah të fejuarit dhe miqve të afërt

dua-lipa-feston-marrjen-e-shtetesise-se-kosoves-ne-festivalin-sunny-hill,-perkrah-te-fejuarit-dhe-miqve-te-afert

Dua Lipa feston marrjen e shtetësisë së Kosovës në Festivalin Sunny Hill, përkrah të fejuarit dhe miqve të afërt

Dua Lipa festoi në Prishtinë marrjen e shtetësisë së Kosovës me një performancë të zjarrtë në Festivalin Sunny Hill, që e organizon çdo vit me babain e saj, Dukagjin Lipa.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i dorëzoi këngëtares dokumentet zyrtare të shtetësisë në një ceremoni solemne të premten, duke e cilësuar atë si “një nga figurat më ikonike kulturore në historinë e vendit tonë”.

Në rrjetet sociale, këngëtarja 29-vjeçare ndau fotografi nga nata festive, ku shihej përkrah të fejuarit të saj Callum Turner dhe miqve të afërt.

Foto: Dua Lipa/Instagram

“Mora nënshtetësinë një natë më parë dhe pastaj festova shumë në @sunnyhillfestival një natë më pas”, shkroi ajo.

Në një deklaratë për mediet, Dua tha se ky moment “plotëson dualitetin që gjithmonë e ka ndjerë brenda vetes”.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Përveç shtetësisë kosovare, Dua Lipa mban edhe atë britanike dhe shqiptare. Ajo u nderua me shtetësinë shqiptare në vitin 2022 për kontributin e saj në promovimin e vendit përmes muzikës.

Këngëtarja, e lindur në Londër nga prindër kosovarë, është kthyer prej vitesh në një zë të fuqishëm ndërkombëtar për Kosovën, përmes muzikës, aktivizmit dhe angazhimit të saj në projekte humanitare.

Të ngajshme

Sean “Diddy” Combs pritet të marrë sot dënimin e tij pas procesit të gjatë gjyqësor

KushtrimGuraj

Ish-përfaqësuesja izraelite në Eurovision: S’ka të bëjë me politikën, shpresoj që njerëzit ta shohin të mirën e shtetit tim

Valjeta Turkaj

Kështu dukej Jonida Vokshi kur garonte për Miss Albania

Valjeta Turkaj