Telenews

Jennifer Lopez-it iu refuzua hyrja në dyqanin e Chanel në Turqi pasi sigurimi “nuk e njohu”

jennifer-lopez-it-iu-refuzua-hyrja-ne-dyqanin-e-chanel-ne-turqi-pasi-sigurimi-“nuk-e-njohu”

Jennifer Lopez-it iu refuzua hyrja në dyqanin e Chanel në Turqi pasi sigurimi “nuk e njohu”

Jennifer Lopezi iu refuzua hyrja në një dyqan Chanel në qendrën tregtare Istinye Park në Stamboll, Turqi, pasi sigurimi “nuk e njohu”.

Pasi këngëtarja, 56 vjeç, nuk u lejua të hynte në butikun luksoz, ajo shkoi në dyqanin ngjitur dhe, sipas raportimeve, shpenzoi mijëra dollarë gjatë një maratone blerjesh tre-orëshe.

Ajo po shëtiste në qendrën tregtare dhe tentoi të hynte në filialin e Chanel, kur një roje sigurie i tha: “Jemi plot”.

E pa shqetësuar nga refuzimi, Jennifer u përgjigj: “Në rregull, asnjë problem,” dhe më pas hyri në një dyqan tjetër.

Sipas mediave turke, JLo më vonë u prit me mirëseardhje në Celine dhe Beymen, ku shpenzoi shumë për blerje luksoze.

Në disa fotografi, aktorja shihet e veshur me një kostum rozë glamuroz dhe syze dielli të mëdha e moderne, ndërsa ishte e rrethuar nga ekipi i saj i sigurisë.

Një burim nga industria e muzikës tha për median:

“Jennifer është padyshim jashtëzakonisht e suksesshme dhe e talentuar, por i ka qenë e vështirë të gjejë një markë me të cilën të jetë në të njëjtën gjatësi vale”.

Të ngajshme

Si duket Teri Hatcher sot? Ylli i “Desperate Housewives” postoi një foto pa grim

KushtrimGuraj

Rozana Radi thyen heshtjen për raportin me Gjestin

KushtrimGuraj

Nora i bën video trupit në bikini, ndez rrjetin me format e saj

Donat Hashani