Sipas postimit të saj në rrjete sociale, kjo është hera e parë që babai ushtron dhunë fizike ndaj saj. Ajo ka bërë të ditur se ndihma e parë i është ofruar nga bashkëfshatarët, policia dhe shërbimi emergjent.
Tahiri ka kërkuar dënimin maksimal për autorin, si dhe ndihmë financiare për të larguar nga vendi nëse ai lirohet, duke deklaruar se ndjehet e kërcënuar për jetën e saj.
Policia e Kosovës ka dhënë ende detaje të plota mbi rastin.
Sipas tyre një person e ka rrahur vajzën e tij në Vushtrri, me c’rast edhe është arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vajzën e tij, viktimën femër kosovare”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”.