Pas raportimeve për vdekjen e babait, Monika publikon fotografi me Aziz Salihun: Ju do
Sot (e hënë) në media dhe rrjete sociale qarkulloi një lajm i pavërtetë, ku pretendohej se legjenda e boksit shqiptar, Aziz Salihu, kishte ndërruar jetë.
Ky aludim shkaktoi reagime të shumta, por u mohua menjëherë nga vajza e tij, Monika Salihu
Fillimisht, ajo reagoi duke e quajtur lajmin të rremë dhe duke theksuar se babai i saj është gjallë.
Më pas, për të qetësuar edhe më shumë opinionin publik, Monika publikoi në InstaStory një fotografi ku shihet pranë të atit, të buzëqeshur.
“Ju do Zizi Olimpiku”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.
Ky reagim vjen si një mesazh i qartë për të ndalur spekulimet dhe për të kujtuar se Aziz Salihu, një nga figurat më të respektuara të sportit shqiptar, vazhdon të jetë mes nesh dhe të gëzojë mbështetjen e familjes dhe adhuruesve të tij.
E pak ditë më parë, Monika njoftoi fansat se i ati u diagnostikua me Alzheimer.