Telenews

80-vjeçari humb jetën mes flakëve në Gramsh

Një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të bllokuar nga flakët, që kanë përfshirë fshatrat e Gramshit.

Sipas policisë, dyshohet se i moshuari, rreth 80 vjeç ndezi zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas këtë paradite.

Zjarri më pas doli jashtë kontrolli dhe u përhap masivisht në disa fshatra të rrethit të Gramshit. Si pasojë e asfiksimit, i moshuari humbi jetën.

Aktualisht, vijon beteja me flakët në disa fshatra të Gramshit.

Të ngajshme

“Goditet me mjete të forta, më pas ngulfatet”, Gjykata jep detaje për vrasjen e Enver Bajraktarit: Krimi s’u krye vetëm nga një person

Valjeta Turkaj

ZRRE: Nga 16 gushti, konsumatorëve pa kontratë u ndërpritet furnizimi me rrymë

Valjeta Turkaj

Hillside Residence – projekti nga Ace Group që po ndryshon pamjen e Prizrenit

Erzana Fazliu