Telenews

ZRRE: Nga 16 gushti, konsumatorëve pa kontratë u ndërpritet furnizimi me rrymë

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka njoftuar se sot ka pranuar aktvendimin e Gjykatës Komerciale – Shkalla e Dytë, lidhur me masën e sigurisë për çështjen e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.

Në komunikatën për media, ZRrE bëri të ditur se gjykata ka aprovuar ankesën e tyre dhe ka ndryshuar pikën IV të Aktgjykimit KA.nr.301/25 të Gjykatës Komerciale – Shkalla e Parë, duke refuzuar padinë e paditësit për shtyrjen e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.

Institucioni fton të gjithë konsumatorët komercialë, që sipas ligjit duhet të jenë në treg të lirë dhe ende nuk kanë lidhur kontratë furnizimi me energji elektrike, të veprojnë menjëherë dhe të zgjedhin një nga furnizuesit e licencuar të publikuar në faqen zyrtare të ZRrE-së. Përndryshe, nga data 16 gusht, ata do të shkëputen nga rrjeti energjetik.

“Ashtu siç kemi theksuar edhe më herët, procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike është në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi, në mënyrë transparente dhe të paanshme, duke respektuar të gjitha standardet procedurale dhe materiale. Ligjshmëria e këtij procesi po konfirmohet nga gjykatat kompetente, së fundi edhe nga Gjykata Komerciale – Dhoma Shkalla e Dytë, duke vërtetuar se të gjithë hapat janë ndërmarrë në përputhje me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës.”, thuhet në njoftimin e ZRrE-së.

Në të njëjtin komunikim, institucioni rikujton se nga 16 gushti 2025, çdo konsumator komercial pa kontratë komerciale me një furnizues të licencuar do të shkyçet nga rrjeti.

“ZRrE u bën thirrje të gjithë konsumatorëve komercialë që duhet të jenë në treg të lirë dhe që ende nuk kanë lidhur kontratë komerciale të furnizimit me energji elektrike, të veprojnë pa vonesë dhe të zgjedhin një nga furnizuesit e licencuar të publikuar në faqen zyrtare të ZRrE, sepse nga data e 16.08.2025 konsumatorët komercial të cilët nuk kanë nënshkruar kontratë komerciale me një nga furnizuesit e licencuar do të ndërpriten nga rrjeti energjetik. ZRrE mbetet e përkushtuar për të garantuar një treg të energjisë elektrike të drejtë, funksional dhe konkurrues, në shërbim të konsumatorëve dhe në përputhje me legjislacionin vendor dhe standardet evropiane.”, thuhet më tej.

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës

Erzana Fazliu

Disa të plagosur nga dhuna në Serbi, përplasen mbështetësit dhe kundërshtarët e Vuçiqit

KushtrimGuraj

“Golden Dome” – Katër shtresa mbrojtëse në hapësirë dhe tokë për SHBA-të

KushtrimGuraj