Telenews

Telekomi i Kosovës që ishte në prag falimentimi sot realizon mbi 5.5 milionë euro fitim për 7 muaj

Mbi 5.5 milionë euro fitim neto ka realizuar Telekomi i Kosovës nga janari deri në korrik të këtij viti, të hyra rekord për 11 vitet e fundit.

“Të hyrat janë rritë për rreth 5 milionë krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa fitimi neto nga 4.2 milionë sa ka qenë në atë periudhë, këtë vit është 5.5 milionë. Rritja e cilësisë së shërbimeve, për shkak të investimeve të kryera dy vitet e fundit në rrjetin e telefonisë mobile, ka reflektu në rritje të të hyrave. Pritjet tona janë që ka me pasë rritje të vazhdueshme të të hyrave të Telekomit”, tha Feim Kelmendi, zyrtar kryesor i Financave në Telekom.

Lexo më shumë  Gjatë shtatë muajve pasivizohen 200 adresa të shqiptarëve në Luginë

Kelmendi tha se kanë investuar në teknologji më të avancuar, e për përmirësim të shërbimeve theksoi se po mundohen që kjo mos të reflektohet në rritjen e çmimeve.

Ndërsa konteksti gjyqësor me Dardafonin që Telekomi i Kosovës e ka pasur ndër vite i ka kushtuar ndërmarrjes publike miliona euro. Mbi 60 milionë euro ia kishte marrë Dardafoni – Telekomit, e Kelmendi pretendon se një pjesë e kësaj shume duhet t’i kthehet kompanisë.

“4.4 milionë të vendimit të fundit dhe mbi 300 mijë euro të vendimit të kaluar, të vitit të kaluar, ato janë që i ka vendosur Gjykata që duhet të kthehen, mirëpo nuk po e zbaton vendimin e Gjykatës. Janë 15 milionë euro të tjera që na i kanë marrë në vitin 2022 për të cilat ne jemi të bindur që janë marrë padrejtësisht”, tha mes tjerash Kelmendi.

Lexo më shumë  Kurti në meshën solemne për kremtimin e festës së Zojës së Bekuar, bën thirrje të përhershme për paqe, pajtim dhe hapje të zemrës ndaj njëri-tjetrit

Nga Federata Sindikale e Punëtorëve të Telekomit thanë se ka ende hapësirë për përmirësim të kushteve, megjithëse u shprehën se ka pasur përmirësime në këtë drejtim.

Aktualisht në Telekomin e Kosovës janë të punësuar rreth 1 mijë e 650 punëtorë.

Të ngajshme

Specialja sërish e cilëson të papërgatitur Policinë e Kosovës për arrest shtëpiak – kjo është njëra nga arsyjet e refuzimit të lirimit me kusht të Veselit, Selimit e Krasniqit

KushtrimGuraj

Trumpi rikonfirmon peshën e Grenellit

KushtrimGuraj

Shtimja bëhet me objekt të ri të QKMF-së, Aliu ndan detaje

Donat Hashani