Telenews

U aksidentua me motor në Fier, vdes 38-vjeçari në Tiranë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur dje në aksin Fier-Patos, ku një motor është përplasur me një automjet, duke sjellë pasoja fatale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Fier arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin A. A., 67 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shkruan A2 CNN.

Ai ishte drejtuesi i automjetit që u përplas me motomjetin e drejtuar nga G. G., 38 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit u dërgua menjëherë në spitalin e Tiranës, ku dhe humbi jetën.

Policia e Shqipërisë njofton se po vijon hetimin e plotë të ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të marrë masat ligjore përkatëse ndaj përgjegjësve.

 

Të ngajshme

Pretendohet se Trainkos dërgoi vagonë për riparim në Serbi, reagime nga deputetët e ish-opozitës

Rrezarta Ramaj

Igball Jashari: Ata që e fyen Bacë Rifatin nuk janë njerëz

Rrezarta Ramaj

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel i rrezikuar

Rrezarta Ramaj