Në listën fituese të kandidatëve për Kuvendin Komunal të Fushë Kosovës, në pozitën numër 5 gjendet Valon Murseli.
I diplomuar në Fakultetin Filozofik, Murseli sjell me vete një përvojë të gjerë si në institucione publike, ashtu edhe në drejtimin me sukses të biznesit të tij në fushën e konsulencës.
Me një vizion të qartë për qytetin ku jeton dhe vepron, ai synon që në Kuvendin Komunal të kontribuojë me një qasje profesionale, të orientuar drejt rezultateve. Përmes angazhimit të tij, Murseli synon të avancojë shërbimet publike dhe të ndihmojë në krijimin e politikave lokale që pasqyrojnë nevojat reale të komunitetit dhe promovojnë gjithëpërfshirjen.
Energjia, përkushtimi dhe idetë e qarta të tij për një qytet më të zhvilluar, e bëjnë Valon Murselin një ndër kandidatët që pritet të ketë rol të rëndësishëm në punën e Kuvendit Komunal të Fushë Kosovës.
Valon Murseli ka numrin 5 në listën e PDK-së për Fushë Kosovën.