Telenews

AGK: Komunikata e menaxhmentit të RTK-së, intimidim publik ndaj gjashtë redaktorëve

agk:-komunikata-e-menaxhmentit-te-rtk-se,-intimidim-publik-ndaj-gjashte-redaktoreve

AGK: Komunikata e menaxhmentit të RTK-së, intimidim publik ndaj gjashtë redaktorëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se komunikata e menaxhmentit të RTK-së është intimidim publik ndaj gjashtë redaktorëve të mediumit publik.

AGK-ja tha se është alarmuar me intimidimin publik ndaj gjashtë redaktorëve të RTK-së nëpërmjet komunikatës publike të menaxhmentit.

“Në një deklaratë gjatë ditës, Menaxhmenti i RTK-së, mes tjerash thotë se ‘çdo deklarim i pabazuar në fakte, që përhap dezinformata duke dëmtuar integritetin e institucionit, nuk do të tolerohet tutje dhe të gjitha këto veprime do të trajtohen në përputhje me ligjin dhe rregulloret e RTK-së në fuqi’”.

“Ky është një kërcënim i hapur për masa ndëshkimore ndaj 6 redaktorëve që dolën publikisht për të kundërshtuar largimin e tyre arbitrar nga ekrani i Transmetuesit Publik”, thuhet në reagimin e AGK-së, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, në reagim AGK-ja tha se i dënon fuqishëm veprimet arbitrare dhe të cenzurës nga ana e menaxhmentit aktual të RTK-së.

“AGK-ja dënon fuqishëm veprimet arbitrare dhe të cenzurës nga ana e Menaxhmentit aktual, dhe vazhdon t’i përkrahë kolegët redaktorë në kërkesat e tyre për tërheqjen e vendimit që i largon nga drejtimi i emisioneve informative”, thuhet në reagim.

Të ngajshme

Komisioni Evropian heq të gjitha masat financiare ndaj Kosovës

Valjeta Turkaj

“E kapur nga VV” – PSD me aksion tek Prokuroria e Shtetit

Valjeta Turkaj

Aksident me vdekje në Tiranë, autoboti përplas gruan që po lëvizte me motor elektrik

Valjeta Turkaj