Telenews

Emina Çunmulaj bën homazhe në Prekaz: Çdo vizitë këtu mbart një peshë të thellë

emina-cunmulaj-ben-homazhe-ne-prekaz:-cdo-vizite-ketu-mbart-nje-peshe-te-thelle

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj është duke zhvilluar një vizitë në Kosovë për të finalizuar një projekt bashkë me Fondacionin Jahjaga.

Teksa po qëndron në vendin tonë, ajo zgjodhi ta vizitojë Prekazin.

Nëpërmjet postimeve në Instagram, Çunmulaj thotë se çdo vizitë pranë varreve të Jasharëve, e mbart një peshë të thellë, duke ia kujtuar sakrificën që ka bërë kjo familje për lirinë dhe dinjitetin e popullit shqiptar.

“Sa herë që kaloj nëpër Prekaz, nuk mund të kaloj kurrë pa u ndalur më parë në Memorialin e Jasharëve. Çdo vizitë mbart një peshë të thellë, duke më kujtuar sakrificën e bërë nga familja Jashari për lirinë dhe dinjitetin e popullit shqiptar. Duke ecur nëpër mjediset e memorialit, ndiej si dhembjen e thellë të humbjes ashtu edhe forcën e palëkundur të rezistencës që jeton këtu. Pavarësisht se sa herë kthehem, përvoja gjithmonë më prek në mënyra të reja – një kujtesë e fuqishme se guximi, uniteti dhe sakrifica janë themelet e lirisë sonë”, ka shkruar ajo, njofton Klankosova.tv.

Të ngajshme

Djali i Michael Jackson fejohet me partneren e tij Molly: Jam i emocionuar për kapitullin tjetër

KushtrimGuraj

Gjithçka që duhet të dini rreth unazës së fejesës së Taylor Swift

KushtrimGuraj

Larg muzikës, Dafina Zeqiri nis një biznes të ri në gastronomi

Valjeta Turkaj