Një 32-vjeçar nga Kosova është vënë në pranga nga Policia Kufitare në pikën e kalimit kufitar në Morinë, pasi u kap në flagrancë duke tentuar të kalonte kufirin me një sasi lënde narkotike të dyshuar Cannabis Sativa.
Gjatë kontrollit fizik të bagazheve, në çantën e pasagjerit u zbulua një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua menjëherë si provë materiale, thotë Policia e Shqipërisë.
“Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin B. S., 32 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin N. A., 59 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, pasi i ka vënë automjetit të tij, targat e një automjeti tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. G., 27 vjeç, banues në Kosovë, pasi penguar lëvizjen e lirë të përdoruesve të rrugës, me parkimin e parregullt të automjetit të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”.