Telenews

Rusia dyshohet se ka penguar navigimin në aeroplanin e Von der Leyen mbi Bullgari

Aeroplani brenda të cilit ishte presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është goditur nga bllokimi i GPS-it mbi Bullgari në një operacion të dyshuar rus.

Sipas AP, avioni është ulur në mënyrë të sigurtë në aeroportin e Plovdivit dhe Von der Leyen do të vazhdojë turneun e saj të planifikuar në vendet e Bashkimit Evropian që kufizohen me Rusinë dhe Bjellorusinë. Kështu ka thënë zëdhënësja, Arianna Podesta.

“Ne mund të konfirmojmë se ka pasur bllokim të GPS-it”, tha Podesta. “Kemi marrë informacione nga autoritetet bullgare se ata dyshojnë se kjo ishte për shkak të ndërhyrjes së hapur nga Rusia”.

Von der Leyen, një kritike e ashpër e presidentit rus, Vladimir Putin dhe luftës së Moskës në Ukrainë, është në një turne katër-ditore në vendet e BE-së që kufizohen me Rusinë dhe aleatin e saj Bjellorusinë.

“Ky incident në fakt nënvizon urgjencën e misionit që presidenti po kryen në shtetet anëtare në vijën e parë”, tha tutje zëdhënësja.

Ajo tha se Von der Leyen i ka parë “nga afër sfidat e përditshme të kërcënimeve që vijnë nga Rusia dhe përfaqësuesit e saj”.

“Dhe, sigurisht, BE-ja do të vazhdojë të investojë në shpenzimet e mbrojtjes dhe në gatishmërinë e Evropës edhe më shumë pas këtij incidenti”, tha ajo.

 

Të ngajshme

Zgjidhet kryesuesi i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Valjeta Turkaj

Shpërthime të fuqishme në Teheran, Izraeli nis sulme të reja

Valjeta Turkaj

Rrustemi edhe njëherë shpjegon afatet se kur dhe si mund të zgjedhet presidenti/ja

Valjeta Turkaj