Telenews

PD kërkoi mos-certifikimin e tyre, Kolegji Zgjedhor merr vendim për zgjedhjet parlamentare të 11 majit

Kolegji zgjedhor vendosi me shumicë votash për rrëzimin e padisë së Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, që kërkonte të rrëzohej vendimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, për certifikimin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk mund të bëhet ankimim.

Duke qëndruar në fuqi vendimi i KQZ-së, do të thotë se zgjedhjet e 11 majit cilësohen zyrtarisht të certifikuara, përcjell A2 CNN.

Kujtojmë se Partia Demokratike dhe opozita nuk e kanë njohur rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, duke ngritur pretendime se gjatë dhe para procesit, ka pasur parregullsi të shumta.

Të ngajshme

Zbardhet dëshmia e turistes italiane që u abuzua seksualisht në Durrës: E shtyva disa herë, por nuk u ndal

Erzana Fazliu

Një muaj paraburgim për dy të akuzuarit për fajde dhe shpëlarje parash

Erzana Fazliu

Me aktivitete të ndryshme, KFOR-i shënon Ditën Ndërkombëtare

Erzana Fazliu