Telenews

Velipojë, dy pushues nga Kosova humbin jetën në det

Dy ngjarje tragjike janë shënuar një ditë më parë në plazhin e Velipojës, ku humbën jetën dy shtetas nga Kosova, të dy në rrethana të ndryshme, por të lidhura me qëndrimin e tyre në det.

Sipas Vizion Plus, në rastin e parë, shtetasi kosovar Gj. K., 80 vjeç, sapo kishte dalë nga deti, kur dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak. Pavarësisht ndihmës së dhënë nga pushuesit dhe shërbimet mjekësore, ai ndërroi jetë në vendngjarje.

Ngjarja e dytë ndodhi po dje, kur shtetasi tjetër nga Kosova, Z. J., 72 vjeç, u mbyt aksidentalisht teksa po lahej në det. Trupi i tij u nxor nga pushuesit dhe shërbimet përkatëse, por ai kishte ndërruar jetë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë kanë referuar materialet për të dy rastet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale.

Policia apelon për kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në det, veçanërisht për personat në moshë apo me probleme shëndetësore.

Njoftimi i Policisë Shkodër:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi ditën e djeshme, në Velipojë, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasi kosovar Z. J., 72 vjeç.

Gjithashtu, dje, në plazhin e Velipojës, shtetasi kosovar Gj. K., 80 vjeç, sapo ka dalë nga deti, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Të ngajshme

Miftaraj: Sipas ZRRE-së shqyrtimi i tarifave mund të përfshirje ngritje apo edhe ulje të tyre

Donat Hashani

Dy të vdekur nga një aksident në Astrazup janë edhe të afërt mes vete

Donat Hashani

Raportohet për kaq të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Donat Hashani