Telenews

U zhduk pa asnjë gjurmë, gjendet pa jetë influencuesja

u-zhduk-pa-asnje-gjurme,-gjendet-pa-jete-influencuesja

Tragjedi në Brazil!

Influencuesja e njohur, Jaqueline Barbosa Nascimento, vetëm 22 vjeç, është gjetur e vdekur tre ditë pas zhdukjes së saj në Jaguara Dam, pranë São Paulo.

Jaqueline kishte dalë me miqtë për një ditë argëtimi me jet ski, por nuk u kthye më. Pas kërkimeve intensive, trupi i saj u gjet në ujë, duke tronditur familjen, ndjekësit dhe opinionin publik.

Fillimisht u dyshua për një aksident tragjik, por autoritetet braziliane kanë hapur një hetim për “vdekje të dyshimtë”, pasi dëshmitë e ndryshme të miqve që e shoqëronin atë ditë nuk përputhen.

Influencuesja kishte një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale dhe njihej për videot e saj plot energji e stilin e lirshëm të jetës. Vdekja e saj e parakohshme ka lënë pas shumë pikëpyetje dhe dhimbje.

Hetimet vijojnë për të zbuluar të vërtetën pas kësaj ngjarjeje misterioze.

Të ngajshme

Vali Corleone dënohet me 1 vit burgim me kusht

Yllka Gashi

Melania Trump tërheq vëmendjen në OKB me një paraqitje elegante dhe moderne

Yllka Gashi

Vdiq në moshën 36-vjeçare, autopsia zbulon çfarë i shkaktoi vdekjen Hayden Panettiere –

KushtrimGuraj