Telenews

Osmani takohet me ambasadorin e Arabisë Saudite, pranon ftesë për pjesëmarrje në një forum atje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim ambasadorin e Arabisë Saudite, Faisal Ghazi Ismail Hifzi, me të cilin kanë diskutuar për marrëdhëniet mes dy shteteve.

“Në takim u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe përkushtimin e ndërsjellë për thellimin e tyre, përmes nxitjes së investimeve ekonomike në Kosovë, mbështetjes së mëtejshme ndërkombëtare për vendin tonë nga ana e Arabisë Saudite, si dhe rritjes së bashkëpunimit mes qytetarëve të të dyja vendeve. Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Arabisë Saudite, duke ritheksuar përkushtimin e Kosovës për forcimin e mëtejshëm të kësaj miqësie.”

Osmani ka pranuar ftesë për të marrë pjesë në forumin “Future Investment Initiative” në Riad.

“Ambasadori Hifzi i dorëzoi Presidentes Osmani ftesën e Princit të Kurorës dhe Kryeministrit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Lartmadhërisë së Tij Princit Mohammed bin Salman bin Abdulaziz Al Saud, për të marrë pjesë në forumin “Future Investment Initiative” që do të mbahet në Riad. Presidentja falënderoi ambasadorin për ftesën dhe ritheksoi gatishmërinë për të vazhduar punën e përbashkët me Lartmadhërinë e Tij, me synim thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.”

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 10 shtator

Erzana Fazliu

Ekspertët e aviacionit: Kosova duhet të ketë staf profesional për dronë

Donat Hashani

Prokuroria ndalon 10 personat e arrestuar në Prishtinë për drogë dhe armë

Donat Hashani