Labinot Mirena, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës me numrin 7 në listë, rikandidon për mandatin e tretë në Asamblenë e Komunës së Obiliqit.
Prej 12 vitesh, Mirena është menaxher i kompanisë së pastrimit dhe gjatë dy mandateve të kaluara është shquar si një nga asambleistët më aktivë e më zëshëm në adresimin e problemeve dhe kërkesave të qytetarëve.
Ai synon të vazhdojë angazhimin e tij për transparencë, zhvillim dhe përfaqësim dinjitoz në institucionet komunale.
#LDK113 #LabinotMirena7