Telenews

KONFIRMOHET TAKIMI I MINISTRES HAXHIU NË HAGË ME KRASNIQIN DHE SELIMIN, THAÇI DHE VESELI ENDE S’KANË KTHYER PËRGJIGJJE

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhe ish-komandanti Rexhep Selimi do të takohen me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Kështu njoftoi, Flamur Pireva, këshilltar i ministres së Drejtësisë.
Ai tha se akoma nuk kanë marrë përgjigje nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
“Ministrja do t’i takojë të gjithë, përveç ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, të cilët akoma s’kanë kthyer përgjigje”.
“Natyrisht se interesi i delegacionit të Kosovës është që t’i takojë që të gjithë”.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot udhëton për në Hagë.
Qëllimi i kësaj vizite është që të takohet me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen tash e një vit.
Takimet pritet të ndodhin më 30, 31 mars dhe 1 prill.

Të ngajshme

Mbi 1 milion makina të regjistruara në Shqipëri, 35% e tyre qarkullojnë në Tiranë

Blearta

Kryetarja e Vlorës: S’ka më shezlongë 20 euro, maksimumi 7 euro

Blearta

Hamza: Edhe këtë 1 Maj e presim me sfida

Blearta