Telenews

‘Akt agresiv dhe i pamatur’, thotë BE-ja për dronët rusë në Poloni

Zëdhënësja e politikës së jashtme të BE-së, Anitta Hipper ka treguar qëndrimin e Komisionit Evropian ndaj incidentit me dronë në Poloni.

Ky zhvillim, është cilësuar nga BE-ja si përshkallëzim serioz nga ana e Rusisë.

“Dhe ky veprim agresiv dhe i pamatur është pjesë e një përshkallëzimi serioz nga Rusia. Ai kërcënon sigurinë e qytetarëve të BE-së, stabilitetin rajonal dhe paqen ndërkombëtare.

“Dhe kjo, edhe një herë, përforcon të gjithë mbështetjen dhe vendosmërinë tonë për të mbështetur Ukrainën dhe popullin e saj në mbrojtjen e tyre kundër Rusisë”.

“Pra, nga ana jonë, ajo që do të bëjmë është të rrisim përsëri kostot për Moskën duke rritur më tej sanksionet ndjeshëm ndaj Rusisë dhe mundësuesve të saj”, tha Hipper.

 

Të ngajshme

KRU Gjakova konfirmon se ka marrë procesverbalin për ‘‘Liqenin e Radoniqit’’: Të hënën presim të pranojmë aktvendimin

Rrezarta Ramaj

Cilët fruta duhet të konsumoni nëse vuani nga diabeti?

Rrezarta Ramaj

Tre kosovarë arrestohen në Durrës, kapen 80 kilogramë kanabis me vlerë rreth 1 milion euro

Yllka Gashi