Telenews

Aksident tragjik në Bolonja, vdes 18-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes në Via Murri, në periferi të Bolonjës, ku një 18-vjeçar shqiptar humbi jetën, ndërsa një 19-vjeçar, po ashtu shqiptar u lëndua dhe u dërgua në spital me dëmtime të moderuara.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur dy të rinj shqiptarë, banorë të qendrave për të mitur të huaj të pashoqëruar, u vunë re nga policia në semaforin në Via Tolmino, shkruan euronews.al.

Dyshimet për moshën e re të shoferit dhe pasagjerit çuan në përpjekjen për t’i ndaluar, por pas një arratisjeje të shpejtë, makina u përfshi në një aksident fatal në Via Murri.

Sipas hetimeve paraprake, mjeti tip Audi kaloi përmes disa rrugëve kryesore të qytetit para se të dilte nga rruga në një kthesë në Via dei Lamponi, ku u përplas me një shtyllë ndriçimi dhe një tabelë rrugore, duke u ndarë në dysh.

Pasagjeri 18-vjeçar u hodh nga makina dhe vduq në vendngjarje, ndërsa shoferi 19-vjeçar u dërgua në Spitalin Maggiore me lëndime mesatare.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e emergjencës, përfshirë paramedikët, zjarrfikësit dhe forcat e policisë lokale dhe shtetërore, të cilat kanë siguruar zonën dhe po vijojnë hetimet.

Të ngajshme

Niko Peleshi zgjidhet kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

Donat Hashani

Detaje nga plagosja në Pejë, dyshohet se i përfshirë është futbollisti kosovar

Donat Hashani

Pezullimi i dialogut, Haradinaj: Kosova po kalon ditët më të errëta të historisë

Valjeta Turkaj