Telenews

Apple humb miliarda në treg pas prezantimit të iPhone 17

Aksionet e Apple ranë me 1.5% pas prezantimit të serisë së re iPhone 17 në eventin “Awe-Dropping”, duke fshirë miliarda dollarë nga kapitalizimi i tregut të kompanisë.

Investitorët reaguan me zhgënjim ndaj mungesës së risive të mëdha, pasi shumica e veçorive ishin bërë publike më herët.

Pavarësisht përmirësimeve në bateri, kamera dhe integrimit të teknologjisë AI, pritshmëritë për një revolucion teknologjik nuk u përmbushën.

Linja e re përfshiu iPhone 17 Air, modeli më i hollë deri tani, si dhe versionet Pro dhe Pro Max.

Apple prezantoi gjithashtu gjenerata të reja të Apple Watch dhe AirPods, me funksione të avancuara përkthimi dhe sensorë shëndeti.

Megjithatë, tregjet reaguan ftohtë duke e konsideruar eventin “të vakët”. Sipas analistëve, presioni nga tarifat dhe konkurrenca e fortë po e vështirësojnë mbajtjen e rritjes së aksioneve.

Kapitalizimi i Apple ra nga 3.54 trilion dollarë në rreth 3.48 trilion, një nga humbjet më të ndjeshme pas një lançimi produktesh.

Të ngajshme

Kini kujdes çfarë fotografoni, mund ta prishni kamerën tuaj – kështu pretendon pronari i një iPhone 16 Pro

Donat Hashani

Gjithçka që duhet të dini për 17 Pro dhe iPhone 17 Pro Max

Valjeta Turkaj

Në Francë propozohet ndalimi i rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeçarë

Valjeta Turkaj