Pushtimi rus i Ukrainës filloi muajin e kaluar dhe si reagim ndaj këtij pushtimi, kompani të ndryshme teknologjike filluan t’ië ndërpresin ose kufizojnë shërbimet e tyre në Rusi. Disa prej tyre e ndërmorën këtë veprim në baza vullnetare, dhe disa prej tyre u nxitën nga sanksionet ndërkombëtare.
Këtu është një listë e të gjitha kompanive dhe shërbimeve dixhitale të ndaluara ose të ndërprera në Rusi.
Apple Pay: Muajin e kaluar, pasi bankat ruse u goditën me sanksione, Apple vendosi t’i mbyllë shërbimet e saj të pagesave për t’i ndjekur ato rregullore.
Adobe: Adobe e ndaloi shitjen e të gjithë softuerit dhe shërbimeve të saj më 4 mars. Kjo tashmë ka pasur një ndikim tek artistët rus dhe media e shkruar.
Amazon: Amazon e ka pezulluar shpërndarjen me pakicë dhe shërbimet Prime Video për klientët rus. Shërbimi i infrastrukturës Cloud të kompanisë, Amazon Web Services (AWS), e ka ndaluar pranimin e klientëve të rinj dhe po ndalon këdo që përdor platformën për të “kërcënuar, nxitur, promovuar ose inkurajuar në mënyrë aktive dhunën, terrorizmin ose dëme të tjera serioze”.
Etsy: Kompania e tregtisë elektronike tha se shitësit në Rusi dhe Bjellorusi nuk do të jenë në gjendje të kenë qasje në faqe pas 4 prillit.
Meta: Ndërkohë që a kompanitë e tjera po i mbyllnin shërbimet e tyre vullnetarisht, autoritetet ruse e ndaluan Facebookun dhe Instagramin për “skak të aktiviteteve ekstremiste”.
Google: Gjiganti i kërkimit ka ndërprerë shërbimet e tij të reklamave në Rusi. Dhe ashtu si AWS, Google Cloud gjithashtu ka ndaluar pranimin e klientëve të rinj atje. Plus, YouTube po e bllokon qasjen në kanalet mediatike të sponsorizuara nga shteti rus në të gjithë globin.
Google Pay: Ashtu si Apple Pay, Google Pay i ndaloi operacionet e saj për shkak të sanksioneve ndaj bankave ruse.
Microsoft: Kompania me seli në Seattle i ka ndaluar të gjitha shitjet e reja, duke përfshirë shërbimet Cloud Azure, në Rusi.
Netflix: Shërbimi i përmbajtjes e përjashtoi Rusinë nga vendet e saj të shërbimit në fillim të marsit, pasi autoritetet mandatuan transmetimin e 20 kanaleve ruse pa pagesë të sponsorizuara nga shteti.
Nokia: Prodhuesi finlandez i pajisjeve të rrjetit e ka ndaluar ofrimin e shërbimeve në Rusi. Por ka lënë pas një infrastrukturë që ndihmon mbikëqyrjen e qeverisë ruse.
PayPal: Gjiganti fintech iu bashkua kompanive të tjera në kundërshtimin e luftës dhe i ndërpreu shërbimet e tij në të gjithë Rusinë.
Sony: Divizioni i studios së Sony i ka ndaluar publikimet e filmave të tij të ardhshëm artistikë në Rusi, së bashku me shitjet e PlayStation 5 dhe operacionet e Sony Music.
Spotify: Aplikacioni i transmetimit të muzikës i pezulloi shërbimet e tij, duke përmendur një ligj të ri që penalizon kompanitë dhe individët për përhapjen e informacionit të rremë në lidhje me ‘operacionin e tij ushtarak’ në Ukrainë.
Samsung: Gjiganti korean i teknologjisë i ka ndaluar dërgesat në Rusi. Kompania është një nga shitësit më të mëdhenj të smartfonëve në vend, së bashku me Apple dhe Xiaomi.
TikTok: Pas ndalimit të regjistrimeve të përdoruesve të rinj më 6 mars, shërbimi popullor i videove të shkurtra i ndaloi ngarkimet e reja dhe transmetimin e drejtpërdrejtë në Rusi.
Twitter: Muajin e kaluar, kompania në fjalë tha se faqja e saj është duke u kufizuar në Rusi. Ai gjithashtu lansoi një faqe Onion në të cilën mund të hyni përmes shfletuesit Tor për ta anashkaluar censurën.
Kjo nuk është një listë përfundimatre dhe ne do të vazhdojmë ta përditësojmë ndërkohë që situata shpaloset në atë pjesë të botës në luftë aktualisht.