Telenews

Fifi dhe Muma sjellin këngën e re “Amore”

fifi-dhe-muma-sjellin-kengen-e-re-“amore”

Dy nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, Fifi dhe Muma, kanë sjellë bashkëpunimin e tyre më të ri, një projekt muzikor që titullohet “Amore”.

Kënga u publikua së fundmi në YouTube dhe po pritet mirë nga fansat e të dy artistëve.

Projekti vjen i kompletuar me videoklip, ku të dy këngëtarët shfaqen në një interpretim artistik e stil të veçantë, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë e romantike që përputhet në mënyrë të përkryer me temën e këngës.

 Foto: YouTube

Teksti dhe melodia janë krijuar nga vetë Fifi dhe Muma, gjë që i jep këngës një dimension më personal dhe origjinal.

Kjo tregon edhe një herë aftësinë e tyre jo vetëm si interpretues, por edhe si autorë që dinë të shprehin ndjenjat dhe përjetimet e tyre përmes muzikës.

Për pjesën vizuale është kujdesur regjisori i mirënjohur Valon Aziri, i cili ka sjellë një klip estetikisht të kuruar deri në detaj.

Pas publikimit, fansat kanë shpërndarë komente pozitive në rrjete sociale, duke vlerësuar zërin e fuqishëm të Fifit, energjinë e Mumës dhe harmoninë që ata kanë arritur të krijojnë së bashku. 

– YouTube  www.youtube.com

Të ngajshme

Vali Corleone dënohet me 1 vit burgim me kusht

Yllka Gashi

Melania Trump tërheq vëmendjen në OKB me një paraqitje elegante dhe moderne

Yllka Gashi

Vdiq në moshën 36-vjeçare, autopsia zbulon çfarë i shkaktoi vdekjen Hayden Panettiere –

KushtrimGuraj