Telenews

Netanyahu: Nuk do të ketë shtet palestinez

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar ndaj vendimit të Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe Australisë, që e njohën zyrtarisht Palestinën.

Netanyahu deklaroi se nuk do të ketë shtet palestinez.

“Kam një mesazh të qartë për ata udhëheqës që njohin një shtet palestinez pas masakrës së tmerrshme të 7 tetorit: ju po i jepni një çmim të madh terrorit”, tha Netanyahu në një deklaratë të dielën, shkruan CNN.

Ai theksoi se pavarësisht presionit të madh, si brenda vendit ashtu edhe ndërkombëtar, ai ka penguar krijimin e asaj që e quajti një “shtet terrorist” për vite me radhë.

“Ne e bëmë këtë me vendosmëri dhe me mençuri diplomatike. Aq më tepër, ne kemi dyfishuar vendbanimet hebraike në Jude dhe Samari – dhe do të vazhdojmë në këtë rrugë”, tha ai, duke përdorur termin që zakonisht përdoret në Izrael për t’iu referuar Bregut Perëndimor të pushtuar.

“Përgjigja ndaj përpjekjes së fundit për të na imponuar një shtet terrorist në zemër të tokës sonë do të jepet pas kthimit tim nga Shtetet e Bashkuara. Prisni”, shtoi Netanyahu.

Të ngajshme

Rama: Një Bashkim Evropian që s’është i plotë, është më i dobët

Valjeta Turkaj

Fahrije Hoti i bashkohet Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit

Valjeta Turkaj

41 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë – mbi 1900 gjoba trafiku, 9 të arrestuar

Valjeta Turkaj