Telenews

Besnik Osmani: Prodhuesit vendorë meritojnë më shumë mbështetje

Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka zhvilluar sot një vizitë në një biznes prodhues në komunë, ku është njohur nga afër me sfidat që po kalon sektori i përpunimit të ushqimeve.

Në diskutim me përfaqësuesit e biznesit, u theksua se rritja e kostove, sidomos atyre të energjisë, ka krijuar vështirësi të mëdha për të ruajtur konkurrueshmërinë dhe praninë në treg.

Osmani tha se bizneset prodhuese janë shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik dhe se ato duhet të kenë përkrahje të veçantë nga institucionet lokale.

“Mbështetja e prodhuesve tanë është çelësi për zhvillim ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës dhe forcimin e kapaciteteve vendore,” tha Osmani.

Ai shtoi se vizioni i tij është që Fushë Kosova të ecë përtej sfidave aktuale, duke u bërë një komunë që ofron kushte më të favorshme për prodhuesit dhe sipërmarrësit lokalë.

 

 

Të ngajshme

“Liria ka Emër” me mesazh nga ajri: Kosova i pret në shtëpi ata që dhanë gjithçka për lirinë

Yllka Gashi

Ismaili e quan politikën e VV-së “mashtruese”: Ne ia votuam kandidatin për hir të konstituimit

Yllka Gashi

Arifi: Aleanca nuk bojkotoi Kuvendin, por lojërat e ndyta të VV-së, sot u pa që kishim të drejtë

Yllka Gashi