Telenews

“Pandëshkueshmëria për sulmin në Banjskë është e papranueshme”, thotë ambasada gjermane

farmacite-gjermane-paralajmerojne-mungese-te-barnave-kunder-kancerit

Ambasada gjermane në Kosovë ka thënë se pandëshkueshmëria për sulmin në Banjskë është e papranueshme.

Në dyvjetorin e sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku, kjo ambasadë thekson se pavarësisht garancive të ndryshme se autorët do të mbahen përgjegjës, ende nuk është vënë drejtësi.

Kjo ambasadë potencon se ai i cili mori përgjegjësinë për sulmin, Millan Radoiçiq, vazhdon të jetojë i lirë në Serbi.

“Kjo pandëshkueshmëri e dukshme është e papranueshme. Është e domosdoshme që llogaridhënia dhe drejtësia të zbatohen pa asnjë vonesë të mëtejshme”, thonë nga kjo ambasadë.

Në këtë përvjetor ka reaguar edhe ambasada britanike në Kosovë. Ajo ka përsëritur thirrjen që autorët e sulmit të armatosur në Banjskë, përfshirë Milan Radoiçiqin, të arrestohen dhe të sillen para drejtësisë.

Të ngajshme

Spalletti pranon kushtet e rinovimit me Juventus

Blearta

“S’kam problem nëse partneri im është me gra të tjera”/ Aktorja habit me deklaratën për marrëdhëniet personale

Blearta

Përfaqësuesja e SHBA: Kurti dhe Vuçiq t’i evitojnë eskalimet

Blearta